
Një kafkë njeriu është gjendur në natën e mbrëmshme në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.
Sipas policisë rastin e ka raportuar një person se në stadium është gjetur kafka e cila dyshohet se është e njeriut.
“Rr.1 Tetori, Prishtinë 26.10.2019 – 20:30. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë (dyshohet e njeriut). Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori, kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com