Transportonin gjedhë të gjallë dhe të therur – arrestohen dy persona në Pejë

Transportonin gjedhë të gjallë dhe të therur – arrestohen dy persona në Pejë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës pasi që kishin transportuar një numër të madh të gjedheve disa të gjalla dhe disa të therrur, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas policisë transportimi i këtyre kafshëve ishte bërë pa dokumentacion. Ndërsa shtatë gjedha janë konfiskuar ndërsa thertorja dhe depo e mishit është mbyllur.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë 26.10.2019 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve disa të gjalla disa të therrura të cilat i kanë transportuar nga vendet e tjera pa dokumentacion përkatës. Janë konfiskuar shtatë gjedhe si dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit deri sa të bëhet kontrolli me i detajuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com