A do t’i bëjë ballë VV-ja kërkesat e militantëve për t’i punësuar në zyrat publike?

A do t’i bëjë ballë VV-ja kërkesat e militantëve për t’i punësuar në zyrat publike?

Pas çdo cikli zgjedhor e marrjes së mandatit të ri, automatikisht partitë politike punësojnë familjarët dhe anatrët e partisë. Kjo traditë në Kosovë po vazhdon tash e sa vite.

Lëvizja Vetëvendsoje që arriti që të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, gjatë qëndrimit në opozitë ka dënuar ashpër fenomenin e punësimeve partiake në institucione publike.

Ish-deputetët e kësaj partie shumë herë kanë shpërthyer në akuza ndaj ministrave për mbushjen e dikastereve me familjarë e militantë.

Kurse zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka folur për InDoks  se a do të mundë ta përballojë VV-fenomenin e mbushjes së zyrave publike me militantë kur arrin në pushtet.

“ Unë mendoj që principet e VV-së kaba qenë kundeër saj që ka ndodhur deri sot, unë prap po them se nuk shoh problem nëse një antarë partië ose aktivit gjen punë në sektorin publik, e nëse gjen punë pa përmbushjen e kritereve atëhere është problematike”, ka thënë Zogiani.

Si ka planifikuar kjo parti që të e bëjë në një formë apo tjetër depolitizomini e institucioneve publike në vend.

“Nuk jemi në dijeni se çfarë ushqimi konsumojmë sepse nuk kemi inspektorë të punës, kemi mungesë të jashtëzakonshme në sektoret e tilla, nuk munden mu transferu njerëzit pa kualifikime duke fol për vende  për ekspertizë kështu që ekziston mundësia që sektorët të kenë një shkëmbim të njerëzve profesionistë me ndonjë trajnim i cilii  përgatit sektorët të caktuar publik”, ka shtuar Zogiani.

Deri tash Vetëvendosje që i ka fituar zgjedhjet ka paralajmëruar që do të anuloi konkurset që u shpallën në fund të Qeverisje së Ramush Haradinajt, më saktë koalicionit PAN, por a nënkupton kjo që ata do të largojnë militantë të këtyre partive nga puna.

Zogiani nga kjo parti ka thënë se largimi nga puna nuk është zgjidhje.

“ Largimi nga punë nuk është zgjidhje, nuk ka faj askush nëse ka marrë një kontratë edhe nëse ka pas ndikim politik”.

Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë/InsajderiInDoks