Zyrtarët keqpërdorin veturat e shtetit për vikend në bregdetin shqiptar

Zyrtarët keqpërdorin veturat e shtetit për vikend në bregdetin shqiptar

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nga zyrtarët qeveritar është bërë dukuri e shpeshtë.

Në një foto shihet se si dy veturë zyrtare janë parkuar pranë plazhit në Durrës, sot gjatë ditës, shkruan Insajderi.

Rastet e keqpërdorimit të veturave zyrtare janë shumë të shpeshta në vendin tonë. Shumë zyrtarë punët private i kryejnë me këto vetura, bartin gjësende të ndryshme dhe shëtisin nëpër vendet turistike.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët qeveritar keqpërdorin veturat zyrtare për qejfe personale.