Në Komunën e Gjakovës kanë zgjedhur një mënyrë krejt të pazakontë për të uruar ditën e ditëlindjes për ish-miss Kosovën, Artnesa Krasniqin që është e punësuar si asistente e kryetarit, Ardian Gjini, raporton Gazeta Express.
Krasniqi, e njohur përmes mediave rozë, si duket privilegjohet edhe në këtë vend të punës, ku shihet se i kanë improvizuar në objektin e komunës një ambient festiv.
Në ditën kur ajo ka mbushur 27 vite nuk kanë munguar edhe kolegët e punës të cilët i kanë përgatitur të njejtës befasinë, për të cilën ajo është krenuar përmes rrjeteve sociale.