Ambasadori amerikan në selinë e LDK-së, pak para fillimit të takimit LDK-LVV

Ambasadori amerikan në selinë e LDK-së, pak para fillimit të takimit LDK-LVV

Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett tash ka nis një takim me drejtues të LDK-së.

Ndërkohë, në zyrat e kësaj partie, prite të nis takimi në mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takimin e radhës mes dy partive pritet të diskutohet për koordinim rreth zhvillimit ekonomik në qeverisjen e ardhshme.

Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë takimet në përpjekje të arritjes së një marrëveshje për koalicion qeverisës.