Vdes një nënoficer i lartë i FSK-së duke kryer testet fizike

Një nënoficer i FSK’së i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë ka vdekur sot pasi ka kryer testimet fizike

Vdekjen e 47-vjeçarit e ka konfirmuar për ‘Express’ zyrtari për informim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

“Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.

Nga të dhënat mësohet se  Baki Ejupi, 45-vjeçar, ka vdekur pas testimeve fizike.

GJithashtu është bërë e ditur se i ndjeri është me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë