E njohur për veturat, shtëpitë, veshjen dhe jetën tejet luksoze, ish-miss Kosova në 2010 dhe e ashtuquajtura këngëtare, Morena Taraku së fundmi është përfshirë në një skandal.
Morena ka tentuar që ta fus në Kosovë veturën e tipit “Bentley” në vlerë prej 250 mijë euro duke e paraqitur atë si të re, e në këtë mënyrë t’i ikë pagesës së doganës– tani kjo veturë po rezulton të jetë e vjedhur.
Sinjali ka gjetur se veturën e saj po e kërkon policia gjermane dhe Interpoli si të vjedhur. Pasi kanë pranuar këtë informatë Policia e Kosovës ka lokalizuar veturën në periferi të Prishtinës dhe e kanë sekuestruar atë.
Ndonëse Morena nuk tha asnjë fjalë në lidhje me rastin, në media po raportohet se ajo kishte përfituar veturën luksoze me kushtin e vetëm që kompaninë ta reklamonte për 10 vite në Instagramin e saj.
Vetura, 250 mijë euro e deklaruar nga ish-missi si e re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.
Klikoni këtu për t’a mësuar gjithë historinë e “Bentlyt” të vjedhur të Morena Tarakut: