
Drilon Gashi, Hoxha nga Peja, që së fundmi u përjashtua nga BIK, e ka dhënë një qëndrim mjaft jokonvencional lidhur me ISIS-in.
Ai e ka quajtur ISIS-in si pasqyrën më të pastëqr me të cilën, siç thotë ai, duhet të shohin veten myslimanët, shkruan Reporteri.net.
Gashi thekson se nuk duhet të mallkohet ISIS-i, por ato libra, mullaha dhe ideologji që e prodhuan këtë organizatë terroriste.
“ISIS-i është pasqyra më e pastërt. Ne myslimanët duhet ta shohim vetën me pasqyrën e ISIS-it. Nuk duhet ta mallkojmë ISIS-in, por ato libra, mullaha dhe ideologji që prodhuan ISIS-in!”, ka thënë Gashi.