Kjo është jeta luksoze e Morena Tarakut, që policia i konfiskoi veturën 250 mijë eurosh

Kjo është jeta luksoze e Morena Tarakut, që policia i konfiskoi veturën 250 mijë eurosh

Është vetëm 26-vjeçare dhe jeton një jetë super luksoze dhe njihet si miliardere e shoëbizzit. Karriera e saj kishte filluar me fitoren e “Miss Kosova 2010”, për të vazhduar tutje në botën e muzikës dhe modës.

E me kalimin e viteve Morena, ajo bën përshtypje me jetën luksoze që reklamon në rrjetet sociale, duke u renditur ndër blogeret më të famshme në botë.

Fama e saj kishte shkuar aq larg saqë për një kohë ajo kishte filluar të jetonte në Stamboll, pasi kishte marrë ofertat e para për të luajtur në serialet e famshëm turke, ku dihet që i paguajnë shumë aktorët.

Por të gjithë pyesin nga janë të ardhurat e Morena Tarakut, shtëpi, makina, veshje dhe pushime luksoze.

View this post on Instagram

DIOR – LV 💙

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Dihet, se një nga bizneset që ajo ka pasur me emrin e saj ishte një butik në Prishtinë, që tashmë është i mbyllur, pasi çmimet e veshjeve ishin shumë të shtrenjta dhe nuk kishte shitje.

E galerinë e luksit të saj mund ta shihni të gjithin në “Instagram”.

Duke filluar me shtëpinë miliona euro, makinën luksoze “Porche Panamera”, që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri te garderoba e saj, që përfshin markat si “Louis Vuitton”, “Fendi”, “Chanel”, “Roberto Cavalli”, “Gucci”, “Prada”, prej të cilave vetëm një çantë dore arrin vlerën deri në 4 mijë euro.

Përpos këtyre, nuk i mungojnë as pushimet luksove në vende të ndryshme të botës.

Derisa sot Policia e Kosovës sot ia ka konfiskuar veturën e saj luksoze “Bentley” ne vlerë prej 250 mijë eurove.

Policia e  Kosovës e ka konfirmuar se vetura “Bentley” e konfiskuar e Morena Taraku është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajoni e Prishtinës, Baki Kelani, i cili ka thënë se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë”, ka thënë Kelani për Insajderin.

“Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit” është shprehur tutje ai.

Veturën “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re duke i ikur pagesës së doganës. Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

Ndërsa  Morena Taraku, nuk ka shpenzuar asnjë cent për veturën luksoze. /Insajderi.com