Mbi 70 mijë të dhunuara nga luftërat serbe në Ballkan – Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri kërkojnë drejtësi

Mbi 70 mijë të dhunuara nga luftërat serbe në Ballkan – Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri kërkojnë drejtësi

Sot nga New York-u i është bërë thirrje Serbisë që t’i ndëshkojë dhe ndjekë penalisht kriminelët e luftës.

Në këtë marsh/protestë kanë marrë pjesë edhe Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri, dy gratë që publikisht tregun për dhunën ushtarët serbë kanë ushtruar ndaj tyre.

“Kujtojmë që luftrat të cilat pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, jo rralë janë cilësuat si më të egrat dhe përgjakshmet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në njoftimin për media.

“Këto luftëra janë karakterizuar nga krimet më mizore kundër njerëzimit, duke përfshi edhe gjenocidin dhe krimet e dhunimit. Nnumri i përgjithshëm i përdhunimeve të kryera në këto luftëra vlerësohet të jetë 70,000+, pjesa dërmuese e të cilëve të kryera nga forcat serbe”.

Ky tubim është mbështetur nga: Komunitetet Shqiptaro-Amerikane, Boshnjako-Amerikane dhe Kroato-Amerikan./Insajderi.com