Defekte në motorë, Airbus A220 ndryshon rregullat e fluturimeve

Airbusi A220, ish-seria e kanadezit Bombardier, nuk do të fluturojë më me shpejtësi të plotë nga një lartësi e caktuar, pas disa defekteve në motorët e avionëve të Swiss, njoftuan agjencitë e sigurisë ajrore kanadeze dhe evropiane (EASA).

Defekte në motorë, Airbus A220 ndryshon rregullat e fluturimeve

Në një udhëzim të navigacionit ajror, hyrë në fuqi më 26 tetor dhe zëvendësuar dje nga EASA, agjencia Transport Canada vendosi një kufizim tjetër në manualin e fluturimit të avionit dhe kufizoi fuqinë e motorit në 94% mbi 8840 metra lartësi.

Doreza automatike e gazit do të çaktivizohet.

“Ky vendim erdhi pas disa rasteve të prishjes të motorëve në fluturim tek Airbus Kanada BD-500 tani A220”, theksoi agjencia “Transport Canada”.

“Rezultatet paraprake të hetimit theksojnë se ngjitja në lartësi të mëdha me nivele të larta shtytjeje mbi motorët, mund të ketë qenë një faktor për këto incidente”, shtoi agjencia.

Nëse kushtet e brymës ekzistojnë, ngjitja duhet të ulet në 10668 metra lartësi.

“Fakti për të mos vendosur antibrymë në krahët e avionit, në pozicion ndalimi mbi 10668 metra lartësi, mund të çojë në mbinxehje dhe të shkaktojë paralajmërim për zjarr në motor”, theksoi agjencia.

Këto masa u morën pas disa incidenteve të ndodhura në Airbus-ët A220 të kompanisë Swiss, filial i  Lufthansa-s.