Gjuriq ankohet: Në shtëpinë e kulturës në Babimost është shkruar UÇK

I ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq është “ankuar” se në muret e shtëpisë së kulturës dhe të shkollës fillore në fshatin Babimost të komunës së Obiliqit është “shkruar grafiti UÇK”, dhe ka pretenduar “se ky është tregues se ekstremistët shqiptarë janë larg mundësisë të jetojnë në një komunitet me ata të cilët nuk pajtohen me pikëpamjet e tyre”.

Gjuriq ankohet: Në shtëpinë e kulturës në Babimost është shkruar UÇK

Gjuriq ka shkruar në një kumtesë për publik se “Shkrimi i këtyre mesazheve në shtëpinë e kulturës dhe shkollën fillore në Babimost është tregues se sa urrejtje kanë ekstremistët shqiptarë”, duke “harruar” të tregojë se sa në të vërtetë është urrejtja e tij ndaj popullit shqiptarë kur këtë grafit e shfrytëzon për të kërcënuar haptas “se Serbia do të dijë ta mbrojë popullin e saj në çdo cep të Kosovës”./Insajderi.com.