Publikohet raporti rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë

Publikohet raporti rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) sot publikon raportin vjetor “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.

INPO ka dizajnuar raportin duke bërë matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve në 15 fusha të shërbimeve komunale, bazuar në indikatorë matës për secilën fushë dhe shërbim.

Indeksi synon që në baza vjetore të skanojë kënaqshmërinë e qytetarëve me performancën e komunës, rezultatet e të cilit do të ndikonin në prioritizimin e politikave investuese dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale.

Këtë vit do të publikohet edicioni i tretë i raportit vjetor të “Indeksit të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.

Panelistë në këtë konferencë do të jenë përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Kuleta.

Konferenca do të mbahet  nga ora 10:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë.