
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave.
Përmes një komunikate ka thënë se shtatë persona dyshohen për veprën penale “ Cenimi i fshehtësisë së votimit”.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, e njofton opinionin se, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave të dyshuar , L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H., për veprën penale “ Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë
Më 06.10.2019, nëpër qendra të ndryshme të votimit, në Gjakovë e Rahovec, për derisa ka qenë duke u zhvilluar procesi i votimit, të dyshuarit e lartcekur kanë cenuar fshehtësinë e votimit, duke e fotografuar fletëvotimin me telefonat e tyre personal.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtët kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Dy prokurorët e rasteve, i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit L.G., A.H., E. Ll., B.J., Xh., K.N., B.H., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.