Shefi i UNMIK-ut numëron të arriturat në Kosovë në seancën e OKB-së

Shefi i UNMIK-ut numëron të arriturat në Kosovë në seancën e OKB-së

Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin në seancën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën ka përmendur të arriturat e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, raporton Gazeta Insajderi.

Tanin ka treguar për ndihmën financiare që i është dhënë shtetit të Kosovës për të ndërtuar qendrën ndihmëse për grupet e cenueshme, mbështetje në themelimin e strehimores së parë rajonale për të mbijetuarit e dhunës gjinore dhe publikimin e fjalorit të parë serbisht-shqip/shqip-serbisht që nga viti 1984, si pjesë e një programi më të gjerë dhe të vazhdueshëm të të drejtave të gjuhës të mbështetur nga UNMIK-u.

“Misioni ynë vazhdon të mbështesë përpjekjet e tilla me gratë lidere dhe me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë UN Women dhe Bashkimin Evropian përmes projekteve konkrete”, ka thënë Tanin.

Tanin përfundoi fjalimin e tij duke e vlerësuar vizionin e themeluesve të Kombeve të Bashkuara.

“Derisa po i afrohemi përvjetorit të 75-të të Kombeve të Bashkuara, kujtojmë rëndësinë e  “Ne popujt”. Këto dy fjalë në Kartën tonë na përkujtojnë se puna thelbësore e qeverive në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare mund të vazhdojë vetëm nëse ka baza të fuqishme shoqërore.” /Insajderi.com