Gent Cakaj i përgjigjet akuzave të VV-së për ndarjen e Kosovës

Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, ka folur ekskluzivisht për akuzat që i janë bërë që nga angazhimi i tij në Shqipëri për përkrahjen e ideve të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Ai mohon se ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, ashtu siç e kishte akuzuar Vetëvendosje.

“Është tërësisht i pavërtetë dhe deklarata e VV-së është e pasaktë. Është e dalë jashtë kontekstit. Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës. Kam tri deklarime ku flas kundër ndryshimit të kufijve”, ka thënë Cakaj në Pressing, shkruan Insajderi.