Mustafa: Buxheti do të zbatohet me përkushtim maksimal

Mustafa: Buxheti do të zbatohet me përkushtim maksimal

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbrëmë në orët e vona kanë miratuar buxhetin e  Kosovës për vitin 2017, ai do të jetë mbi 2 miliardë euro.

Kryeministri, Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se  vitin 2017  është vit i mundësive të reja për avancime në të gjitha fushat.

Ai thotë se buxheti i miratuar, do të zbatohet me përkushtim maksimal dhe reflekton programin e koalicionit qeveritar.

“Buxheti 2 Miliardësh, i cili u aprovua në Kuvendin e Republikës së Kosovës siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe reflekton në mënyrë të drejtpërdrejt programin e koalicionit qeveritar”.

“Ky Buxhet, i cili do të zbatohet me përkushtim maksimal mundëson realizimin e objektivave tona të përbashkëta për zhvillimin e vendit, për rritje ekonomike, për krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenie sociale dhe po ashtu për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. 2017 është vit i mundësive të reja për avancim në të gjitha fushat. Urime!”, ka shkruar Mustafa.