
Ka rrëshqitur dheu në një rrugicë të Prishtinës të premten, shkaku i një ndërtimi të lartë që po ndërtohet buzë rrugës “Shaqir Ingrishta”.
Sipas disa fotografive që ka siguruar Insajderi, rruga “Shaqir Ingrishta” në lagjen Mati 1 të kryeqytetit është shembur në një pjesë të saj.
Banorët janë shprehur të shqetësuar për këtë rrëshiqtje të dheut dhe dëmtim të rrugës.