Rasti i Astrit Deharit – zbulohet çmimi për përkthimin me gabime të ekspertizës zvicerane

Rasti i Astrit Deharit – zbulohet çmimi për përkthimin me gabime të ekspertizës zvicerane

Fiks 686 euro i ka kushtuar Prokurorisë Themelore të Prizrenit, përkthimi i raportit të ekspertëve të Qendrës Universitare Romande për Mjekësi Ligjore (CURML) në Lozanë të Zvicrës, për vdekjen e dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo shifër është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, pasi që rasti i Astrit Deharit, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit është bartur tek ajo Speciale në Prishtinë.

“Shuma e shpenzuar për përkthimin e raportit është 686.91 €, sipas tarifave që janë të përcaktuara në kontratë dhe që janë në ekuilibër me çmimin e tregut”, thuhet në përgjigjen e Lutfiut për Gazetën Sinjali.

Më tutje, në përgjigje thuhet se kompania që ka kryer përkthimin e raportit ka qenë e kontraktuar për “Shërbime të përkthimit në Sistemin Prokurorial të Kosovës”, ndërsa vendimin për përkthimin e tij e ka bërë prokurori i rastit.

“Kompania nuk është përzgjedhur për këtë rast, por kompania ka qenë e kontraktuar për “Shërbime të përkthimit në Sistemin Prokurorial të Kosovës”, ndërsa Raporti është përkthyer me vendim të Prokurorit të rastit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”, thuhet më tej në përgjigje.

Raporti i plotë i Institutit zviceran për vdekjen e Astrit Deharit

insajderi.com