A do të jetë ‘Zafa’ deputet i Nismes?

A do të jetë ‘Zafa’ deputet i Nismes?

Ish-deputeti i Nismes, Zafir Berisha, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë, shkruan Gazeta Insajderi.

Pavarësisht vendimit të PZAP-së për rinumërim të 1400 kutive, Berisha në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 3 mijë e 511 vota gjë që ia pamundësojnë sigurimin e ulëses në kuvend.

PZAP sot ka marrë vendim që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.