Arrestohen dy persona për posedim të armëve

Arrestohen dy persona për posedim të armëve

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me mbrëmë rreth orës 23:20 në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se një i dyshuar të shtunën në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona.

Me të marrë informatën e lartcekur fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. i lindur në vitin 1984, i cili menjëherë ka pranuar se në posedim kishte një armë, mirëpo të njëjtën armë ia ka dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur në vitin 2000.

Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarit të dytë kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

Një armë të gjatë gjysmë automatike së bashku me dy karikatorë

Një pistoletë M-57, cal 7.62 mm së bashku me një karikator

692 fishekë të cal.7.62×39 mm

21 fishekë të cal.7.62×25 mm

Dhjetë fishekë të armës me gas

Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.