Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për fajde e shpëlarje parash

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për fajde e shpëlarje parash

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka arrestuar një person në Ferizaj i dyshuar për fajde dhe shpëlarje parash, shkruan Gazeta Insajderi.

Pas një hetimi dy vjeçar, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka kontrolluar dy objekte banimi dhe një lokal afarist ku më pas ka arrestuar Nazmi Begun nën veprat e lartcekura.

Gjatë kontrollit të lokacioneve, policia ka konfiskuar: 5 mijë euro, katër fletëpagesa në vlerë prej 115 mijë e 203 euro, një dosje, një llaptop, katër fletore, tri fletë deponime të bankës dhe një kompjuter.

“Gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbi bazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës , dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor./Insajderi.com/