Aksident në Pejë – vetura futet në lokal

Aksident në Pejë – vetura futet në lokal

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 22:17 në komunën e Pejës, shkruan Insajderi.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, i ka thënë Insajderit se ka qenë një vetëaksident ku vetura ka dalë nga kontrolli dhe ka hyrë në një objekt.

Sipas tij, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia po merret me rastin./Insajderi.com/