Cili do të jetë posti i Vjosa Osmanit në qeverinë e ardhshme?

Cili do të jetë posti i Vjosa Osmanit në qeverinë e ardhshme?

Vjosa Osmani që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës, ka folur për postin e saj në qeverinë e ardhshme si dhe për ndarjen e posteve mes LDK-së dhe VV-së.

Osmani ka thënë fillimisht se dy partitë politike nuk janë duke funksionuar vetëm për marrjen e posteve, por kur është pyetur për postin e saj, ajo ka thënë se nuk e ka marr një vendim të tillë ende.

Më tutje ajo ka thënë se VV nuk i ka postet në dorë ende që mund të vendosë se çfarë t’i ofrojë LDK-së.

“Nuk ka rëndësi çfarë marr. Ju po propozoni se VV i ka të gjitha postet dhe vetëm çfarë do t’i ofrojë LDK-së, në fakt VV nuk e ka asnjë post”, ka deklaruar Osmani në Klanin e Shqipërisë.

“Unë personalisht akoma nuk kam vendosur, do të jetë vendim i imi së bashku me partinë, nuk e besoj që kryeministri do të përzihet se çfarë poste do të zgjedh. Ne kemi një pajtueshmëri që mos të funksionojmë me një logjik vetëm për poste dhe emërime”.