Marko Gjuriq: Deklaratat e Kurtit, pjesë e repertorit të kaluarës së errët

“Kundërshtimi i Albin Kurtit i bashkëpunimit rajonal dhe deklaratat populliste mbi reciprocitetin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë pjesë e repertorit të kaluarës së errët”, ka deklaruar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Marko Gjuriq: Deklaratat e Kurtit, pjesë e repertorit të kaluarës së errët

“Rajoni ynë po vonohet shumë me vendosjen e bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe janë humbur dekadat dhe shumë shanse, dhe vetëm ajo që është e nxituar, janë kritikat e Albin Kurtit për gjithçka që nuk është në harmoni me të kaluarën në të cilën ai ende jeton”, ka pretenduar Gjuriq në deklaratën me shkrim të cilën ia ka dërguar medieve./Insajderi.com.