“Rinumërimi i 90 për qind të vendvotimeve degradon procesin zgjedhor”

“Rinumërimi i 90 për qind të vendvotimeve degradon procesin zgjedhor”

Rinumërimi i rreth 90 për qind të vendvotimeve në nivel të vendit, po shihet si aspekt negativ dhe që e dëmton të gjithë procesin zgjedhor.

Kjo shënon njëherësh edhe numrin më të madh të vendvotimeve të rinumëruara në një proces zgjedhor.

Në zgjedhjet e 6 tetorit në nivel të vendit kanë qenë 2 mijë e 547 vendvotime, ku nga ky numër janë rinumëruar gjithsej 2 mijë e 269 vendvotime apo rreth 90 për qind e vendvotimeve.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ishin rinumëruar 540 vendvotime, ndërsa në vitin 2014 ishin rinumëruar rreth 530 vendvotime.

Informatat i ka dhënë Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së për media.

Profesori universitar Mazllum Baraliu, thotë se rinumërimi i rreth 90 përqind e vendvotimeve e vë në dyshim dhe e degradon procesin zgjedhor.

Zvogëlimin e numrit të vendvotimeve që rinumërohen Alia e sheh si zgjidhje reformën zgjedhore. Ai thotë se reforma zgjedhore duhet ta shtyjë idenë e numërimit të dyfishtë.

Kujtojmë se mbrëmë ka filluar procesi i rinumërimit të 1 mijë e 428 vendvotimeve pas vendimit që ka marrë Paneli për Ankesa dhe Prapashtesa./Insajderi.com