Vjen reagimi nga VV, akuzojnë vëzhguesit e Nismës për ngacmime seksuale

Vjen reagimi nga VV, akuzojnë vëzhguesit e Nismës për ngacmime seksuale

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në QNR, Alban Krasniqi, i është përgjigjur komunikatës së Nismës Socialdemokrate, ku janë akuzuar për kërcënime ndaj vëzhguesve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Krasniqi, i ka akuzuar vëzhguesit e Nismës, për ngacmime seksuale brenda QNR-së.Madje, ai partisë së Limajt, i referohet si ‘Lista Nisma’, teksa thotë se kanë sjellur në QNR, “llumin e tyre”, shkruan Frontonline.

“Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes. Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive. Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash. KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt”, ka shkruar Krasniqi.