MPJ: Procesi i liberalizimit të vizave të mos ndërlidhet me dialogun

MPJ: Procesi i liberalizimit të vizave të mos ndërlidhet me dialogun

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se është e gabuar përpjekja e disa zyrtarëve të rinj në Bruksel për të lansuar idenë që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndërlidhet me përfundimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas MPJ-së, kjo ide jo vetëm që është shkelje eklatante e së drejtës për lëvizje të lirë, por po ashtu është edhe ngatërrim i dy çështjeve, pra dy proceseve që nuk mundet dhe nuk duhet të ndërlidhen.

“Dialogu si mjet i vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka për qëllim të ndërtoj bazamentin për vendosjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore”.

“Dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe proceset në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian duhet të ecin ndaras dhe pa kushtëzime. Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të mbahen peng të ideve “interesante”, tekeve dhe vullneteve të pamatura dhe imponuese, pavarësisht se nga kush vijnë si ide”.

“Dialogu duhet të ketë rrjedhën e vet dhe nuk duhet të has në obstrukcion

nga ide që kanë për qëllim ta ndryshojnë kontekstin e zgjidhjes së problemeve të grumbulluara nga konflikti Republikë e Kosovës – Republikë e Serbisë, në një kontekst rajonal, apo në procese që Kosova ka karshi Brukselit zyrtarë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së./Insajderi.com