Deputetja e VV-së thotë se mund të ketë zgjedhje të reja

Deputetja e VV-së thotë se mund të ketë zgjedhje të reja

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka deklaruar se nëse është nevoja, prap vendi do të ketë zgjedhje, shkruan Insajderi.

Ajo përmes Facebook ka shkruar se nuk ka çkapje të shtetit duke mos konkloduar në dikë konkret ndërsa ka shtuar në koment se vendi do të ketë përsëri zgjedhje nëse ka nevojë.

“Jo për inat, por për parim! Nuk ka çkapje të shtetit me ju brenda. Nëse është nevoja, prapë(zgjedhje)”, ka shkruar Mulhaxha – Kollçaku.