Ambasadorja Çitaku zgjedh mes Kosovës e Shqipërisë- tregon se për kë do të bënte ‘tifo’

Ambasadorja Çitaku zgjedh mes Kosovës e Shqipërisë- tregon se për kë do të bënte ‘tifo’

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka treguar për InDoks se cilën kombëtare favorizon më shumë  Kosovën apo Shqipërinë.

 

“ Nuk mendoj që kjo punë është ose, ose, kjo punë është edhe edhe, mundesh me qenë edhe tifoze  e Kosovës edhe tifoze e Shqipërisë identiteti nuk është i njëtrajtshme nuk është dimesional identiteti, ka shumë shtresa unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam krenare që jam nga Kosova”, ka thënë Çitaku.

Pavarësisht rezultateve ambasadorja Çitaku është shprehur se e përcjell Kombëtaren e Kosovës, e cila përmes rrjetve sociale ka komentuar mjaft shumë ndeshjet e Kosovë në rrugën për në Euro2020.

 

InDoks në këtë episod do të sjell një histori tjetër të një kombëtare që nisi në fusha me baltë dhe përfundoi duke u matur si ekip i barabartë me ekipet të mëdha në botë. Të barabartë në lojë madje edhe përballë ekipeve si ai Anglisë. Është një histori për njëëndërr të bërë realitet/InsajderiIndoks