Lideri i ‘Dardanëve’ kujton kohën kur klubi ishte me 30 persona

Lideri i ‘Dardanëve’ kujton kohën kur klubi ishte me 30 persona

Lulzim Berisha, lideri i këtij grupi ka folur për InDoks e si arritën ata që të konsolidohen dhe sot të kenë aq shumë mbështetës dhe njerëz që e ndjekin kombëtaren kosovare.

Fillimisht ai ka kujtuar kohën kur njerëzit nuk ishin të interesuar të jenë pjesë e tifo-grupit “Dardanë”.

 

“Fillimisht kemi qenë një grupacion shumë i vogël që kemi besu në këtë kombëtare dhe këtë potencial që e ka Kosova, me ardhjen e lojëtarëve të rinj kemi qenë një grupacion që nuk kisha dasht as me kujtu 30 persona kështu individ që mundem më i njeh” , ka thënë Berisha.

Pas avancimit të Kosovës në Euro2020, qytetarët janë interesuar dhe kanë ofruar mbështetje të madhe për këtë kombëtaren e Kosovës, pavarësisht problemeve për sigurimin e një biletë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Berisha, ka thënë se rritja e tifozerisë ka filluar pasi janë paraqitur sloganet kundër dhunës, racizmit dhe fyrjes së simboleve shtetërore të çdo shteti tjetër.

“Unë mendoj që rritja ka fillu në momentin që ne kemi paraqitur  sloganet kundër dhunës në stadium, kundër racizmit, kundër fyrjes se çdo himni i cilido shteti që vjen. Kjo është arsyeja që ka fillu rritja e antarësimit të njerëzve familjar, të grup moshave të ndryshme, kemi bë një punë serioze”, ka thënë Berisha.

InDoks në këtë episod do të sjell një histori tjetër të një kombëtare që nisi në fusha me baltë dhe përfundoi duke u matur si ekip i barabartë me ekipet të mëdha në botë. Të barabartë në lojë madje edhe përballë ekipeve si ai Anglisë. Është një histori për njëëndërr të bërë realitet/InsajderiIndoks