Ambasada britanike e përgëzon Kosovën për shpirtin luftarak

Ambasada britanike e përgëzon Kosovën për shpirtin luftarak

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përgëzuar futbollistët e Anglisë për fitore, ndërsa ata të Kosovës për shpirtin luftarak të treguar në terren.

Anglia mposhti Kosovën në “Fadil Vokrri” me rezultat 4:0 në ndeshjen e fundit kualifikuese për evropianin 2020.

“Urime Angli për fitoren sonte. Dhe urime Kosovë për shpirtin luftarak që treguan. Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm për këtë ekip të Kosovës në kualifikimet e Euro 2020”, thuhet në një postim në Facebook.