Edhe një margaritar i medieve serbe: Janë gjetur çokollata në shitoret serbe në formë të Shqipërisë së Madhe

Gazeta serbe Novosti “zbulon se në shitoret në Serbi shiten bonbone të çokollatës me emërtim “Kamila” të cilat “janë renditur në formë të Shqipërisë së Madhe!!!”, dhe në kuti shkruan “import nga Kosova”, me çka, siç pretendon gazeta “ bëhet provokimi i madh ndaj qytetarëve të Serbisë”.

Edhe një margaritar i medieve serbe: Janë gjetur çokollata në shitoret serbe në formë të Shqipërisë së Madhe

“Organet kompetente, analistët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve në mënyrë më të ashpër e kanë dënuar shitjen e prodhimeve të tilla në vendin tonë dhe kanë porositur që në mënyrë urgjente ato duhet të hiqen nga raftet”, vazhdon gazeta.

“Në shitore e pash bonbonierën “Kamila”, e cila duket bukur dhe vendosa ta blejë. Sinqerisht nuk i kushtova vëmendje deklaratës sepse këtë asnjëherë nuk këqyri. Kur erdha në shtëpi, rastësisht e pash deklaratën dhe mu” terruan sytë”. Në deklaratë të prodhimit të cilin e kam blerë në Serbi shkruan vendi i origjinës – Kosova. Nuk munda të besoj se dikush këtë e ka lejuar”, thotë një qytetar për gazetën.

Analisti dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës serbe për Politikë të Jashtme Mishel Zubenica ka thënë se gjëra të tilla nuk guxojnë të ndodhin në Serbi dhe se këtë prodhim duhet hequr sa më parë nga raftet e shitoreve.

“Qëndrimi i vendit tonë sa i përket Kosovës është i qartë, si edhe Kushtetuta jonë. Andaj nuk guxojmë të lejojmë që në raftet tona të gjenden prodhimet nga Kosova”, ka deklaruar Zubenica.

Ndërsa në Organizatën Kombëtare të Konsumatorëve të Serbisë thonë se ky është “mosrespektim i qytetarëve të Serbisë”.

“I kanë vendosur bonbonet ashtu, pak pjerrtas, për tu mos vërejtur lehtë!!! Ky është provokim shumë i madh dhe nuk mund të besoj se këto gjenden në raftet e Serbisë”, ka deklaruar “edhe një qytetar anonim” për Novosti./Insajderi.com.