Gjuriq thotë se Edita Tahiri “u kontrabandua” në veri të Kosovës

Gjuriq thotë se Edita Tahiri “u kontrabandua” në veri të Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, e cila sot ishte në pjesën veriore të Kosovës, është “kontrabanduar” në atë pjesë “me një Dacia të vjetër.”

Sipas Gjuriqit, Tahiri nuk është dashur të bëjë një gjë të tillë, sepse sic thotë ai, edhe ajo është qytetare e Serbisë.

“Kjo është shprehje e papërgjegjësisë personale dhe nuk ka nevojë askush të kontrabandohet. Edita Tahiri është qytetare e Serbisë, ajo mundet, si qytetar e Serbisë, të bisedojë edhe këtu e edhe në Beograd , ajo mund të bisedojë me përfaqësuesit e autoriteteve qendrore nëse ka ndonjë gjë për të porositur “, ka thënë Gjuriq, njofton tanjug.

Ministrja Tahiri ka qëndruar sot në pjesën veriore të Kosovës, për të inauguruar një objekt qeveritar.

Vetë Gjuriq kohë më parë akuzohej nga Qeveria e Kosovës se kishte hyrë fshehurazi në Kosovë përmes një autoambulance.