Si u përfshi kryeimami kosovar në ngacmim seksual të të miturit në Turqi (Dokument)

Si u përfshi kryeimami kosovar në ngacmim seksual të të miturit në Turqi (Dokument)

Në korrikun e këtij viti Kryeimami i Kaçanikut, Florim Neziraj udhëtoi me vëllezërit e tij për pushime në Antalia të Turqisë; njërën nga qytetet më të vizituara turke gjatë sezonës së verës.

Por, pushimet e Nezirajt u prishën ende pa përfunduar, kur më 6 korrik  të vitit të kalur Policia e Turqisë arrestoi atë, nën dyshimin se abuzoi seksualisht me një të mitur. Dyshimet i ngriti Zyra e Kryeprokurorisë së Antalias e cila në bashkëpunim me Policinë e Turqisë e mbajti për katër ditë në paraburgim Nezirajn.

 

Insajderi ka siguruar një dokument të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, të përpiluar më 9 korrik, në të cilën janë ngritur dyshimet se Florim Neziraj abuzoi seksualisht me një të mitur në Antalia. Dokumenti i është dërguar edhe autoriteteve kosovare në Turqi, në bazë të detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore.

“Florim Neziraj, me baba Ahmetin dhe nënë Azeminën, Shtetas i Kosovës, i arrestuar më 06.07.2018 u mor në pyetje nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias”, thuhej në shkresën e Kryeprokurorit të Antalias, Serik Culh, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Poashtu, në formularin e mbushur nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias theksohet se Florim Neziraj dyshohet për një vepër penale: “Abuzim seksual me një të mitur”.

“Akti që pretendohet se ka kryer i dyshuari: Abuzim seksual me fëmijë”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, teksa bëhet e ditur se Kryeimami i Kaçanikut u arrestua në qytezën bregdetare të Kepezit – pjesë e Bashkisë së Antalias.

 

Insajderi kishte tentuar nga Kryeimami i Kaçanikut, por të afërm të saj janë lajmëruar në telefon. Kanë thënë se Florim Neziraj ndodhet momentalisht jashtë vendit. Gazeta i ka dërguar edhe pyetje Nezirajt, por sërish nuk ka pranuar të përgjigjet.

Në një intervistë për media Neziraj  kishte mohuar të jetë arrestuar në Turqi. “Nuk është e vërtetë”,  ishte shprehur Neziraj.

InDoks në këtë episod do të trajtojë pedofilinë në Kosovë. Krimin që të gjithë duan ta heshtin. Ta varrosin. Flasin ata që e kanë studiuar atë, njerëzit që merren me mbrojtjen e fëmijëve, psikologë e seksologë. Rrëfehen storie të pa shfaqura në publikë më parë. Janë histori për bishat që sulmojnë fëmijë/InsajderiIndoks

InDoka | Pedofilia krimi që të gjithë duan ta varrosin – 24.11.2019

InDoks | Pedofilia krimi që të gjithë duan ta varrosin – 24.11.2019Në Kosovë janë edhe shumë raste pedofilie që kanë përfunduar me viktima. Shumë raste kurrë nuk janë lajmëruar, por edhe ato që janë denoncuar e hetuar janë shumë.InDoks në këtë episod do të trajtojë pedofilinë në Kosovë. Krimin që të gjithë duan ta heshtin. Ta varrosin. Flasin ata që e kanë studiuar atë, njerëzit që merren me mbrojtjen e fëmijëve, psikologë e seksologë. Rrëfehen storie të pa shfaqura në publikë më parë. Janë histori për bishat që sulmojnë fëmijë.Pedofilia, krimi që të gjithë duanë ta varrosin, me autor Visar Duriqi. Këtë të diele, 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 24. November 2019