Ambasadori shqiptar e sheh të çuditshme ndihmën e kosovarëve ndaj shqiptarëve

Ambasadori shqiptar e sheh të çuditshme ndihmën e kosovarëve ndaj shqiptarëve

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sot nuk anuloi ceremoninë e 107-vjetorit të Pavarësisë.

Përveç kësaj, ai pas përfundimit të ceremonisë zyrtare, dha një intervistë po aq të çuditshme, sa e vlerësonte të çuditshme se si shumë qytetarë kosovarë po ndihmojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, i cili deri më tani ua mori jetën 21 personave, shkruan Gazeta Insajderi.

“Është e çuditshme sesi shume qytetarë të thjeshtë nga Mitrovica, Gjilani kane ardhë ne ambasadë dhe janë interesuar sesi mund të ndihmojnë. Është shumë e çuditshme”, është shprehur Minxhozi.

Kujtojmë, se pak minuta më parë është mbajtur ceremonia e 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin edhe liderët dhe politikanët kosovarë./ Insajderi.com