Qytetari nga Durrësi i tronditur nga tërmeti: Shqiptarët e Kosovës ishin të parët që erdhën

Qytetari nga Durrësi i tronditur nga tërmeti: Shqiptarët e Kosovës ishin të parët që erdhën

Tërmeti i fuqishëm që goditi një ditë më parë Shqipërinë ka lënë shumë panik te qytetarët, të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga trauma.

Në një video të siguruar nga gazeta Shqip, shikohet një qytetar në Durrës, të cilit i është prishur banesa nga goditja e fortë.

Ai dëgjohet duke falenderuar të gjithë ata që i erdhën në ndihmë shqiptarëve në këto ditë të vështira.

“Falenderoj në mënyrë të veçantë kosovarët që janë të parët dhe vinë këtu. Falenderoj të gjithë ata që e kanë për detyrë, që i ka bërë marrëdhëniet shteti, edhe shtetet tjera në ndihmë të popullit, për sakrificën, për mundin dhe djersën që bëjnë për popullin shqiptar. Se shtetin as nuk e falenderon dhe as nuk e shan”, thotë qytetari.