Për zuskat, që janë larguar për “weekend” të gjatë pas tërmetit dhe çmenduria e Doktorit që zbuloi “Gojën e Kuçedrës”

Për zuskat, që janë larguar për “weekend” të gjatë pas tërmetit dhe çmenduria e Doktorit që zbuloi “Gojën e Kuçedrës”

Nga Dritan Hila

E kam përjetuar tërmetin e vitit 1979 në Shkodër, dhe ishte një tmerr. Por ky ja kalon. Jo për forcën por për tejzgjatjen. Tashmë nuk ka durrsak apo tiranas që nuk është me nerva tel.

Ndërkohë kam mësuar se ca zuska, projektues, inxhiniere dhe ndërtues; supervizore dhe lejedhënës të monstrave që kanë ceduar, janë larguar për “weekend” të gjatë. Do dëshiroja që prokurorët të mos i harrojnë çastet e tmerrit që përjetuan, kur zija te kaloje.

Po pres qe dikush nga drejtësia të shkojë dhe kërkojë nga Instituti Ndërtimit për një ekspertizë të dhjetëra karabinave që ceduan; të kontrollojnë dokumentet e dakove, kokajve, dhe kush dreqin ka drejtuar Kavajen e Golemin, për lejet që kanë dhënë e si i kane dhënë. Dikush duhet të përgjigjet për të vrarët. Ndërkohë çakejtë e rrjetit flasin për cunam. Vetëm plehrat mund ta bejne dićka te tille. Nuk mund te mungonte jatroi i zemrave.

Ai, i madhi, Doktori, qe meqë kishte konkurrence ne Golem e Durrës, a mbase për te shmangur vëmendjen, zbuloi Gojen e Kuçedrës qe qenka betonuar me 300 konteniere dhe afërmendsh, i bie një vatër tjetër rreziku. Mos ki frike doktor se tërmeti ashtu si rrufeja, është përzgjedhës dhe nuk bie ne vilat e Lalzit.

E mira do ishte te shpjegoje pse ne vitin 2007 mbylle Institutin e Sizmologjise dhe bashke me te dhjetëra stacione monitorimi moderne, duke e katandisur vetëm me dy te tille. Dhe e fundit, për yllin e momentit, kryeministrin. Leri shfaqjet me Elvis Naçëra. Nëse të duhen votat e tij, ke kohë. Nëse do ndonjë nuske, bëje në privat. Por me bukur do ishe t’i fshije djerset e ballit dhe ndaje lopata, shqiptarëve që po gërmojnë me duar.