Nga Edmond Arizaj
Një shpërthim dashurie karshi ndihmës se shqiptarëve të Kosovës.
Stuhi mallëngjimi, e furtuna fjalësh falënderimi.
Pse?! Kush kishte dyshuar ndonjëherë në ndjenjat e një populli.
Sepse nga gjithë kjo shpërfaqje mirënjohjeje, si duket është harruar se jemi një popull.
Kur ndihmon Prishtina është njësoj si Tirana, kur ndihmon Prizreni është njësoj si Vlora, kur ndihmon Gjakova është njësoj si Elbasani.
Por janë pikërisht gojëhidhetit që zënë ekrane e portale që prej vitesh ngucen e ngucen për çdo centimetër vetëm e vetëm të trajtojnë shqiptarët si dy popullsi të ndryshme.
Ne jemi një.
Edhe në sezonën e parë, atë të 1999 të ardhur nga duart e robit, rënë mbi shqiptarët në Kosovë, edhe në këtë sezonën e dytë, ardhur nga dora e Zotit mbi shqiptarët në Shqipëri.
Ne jemi një.
Kemi qenë përherë një. Ndaj habia dhe mallëngjimi duhet të jenë aq sa janë kundrejt vëllait që i vjen në ndihmë motrës, apo anasjelltas.
Solidariteti ynë nuk është i bazuar veç mbi keqardhjen si dhjetëra shtete te tjera, por mbi gjakun e njëjtë, mbi ndjenjat e njëjta, frymën e njëjtë.
Ata që i kanë vënë në dyshim këto, nuk po bëzajnë.
Mirë bëjnë.
Dhe kështu duhet të vazhdojnë, të pazë për këtë anë. Edhe nëse aktivizohen pas ca ditësh, duke qëmtuar ndonjë “pisllek” në rrëmujën, frikën dhe panikun ku mund të ketë edhe të pafytyrë që mund të përfitojnë politikisht apo ekonomkisht, thjesht bëni diçka, fshijini pa i lexuar.