Andi Bejtja: Oligarkë, s’duam ndihmë nga ju, se do na i merrni mbrapsht katërfish

Andi Bejtja: Oligarkë, s’duam ndihmë nga ju, se do na i merrni mbrapsht katërfish

Ne shpërthimin e ndjenjave të solidaritetit gazetari Andi Bejta ka bërë në Facebook një status kontrovers.

Ai u ka dërguar një mesazh oligarkëve duke u thënë që nëse e doni sado pak shqipërinë, mos jepni asnjë kacidhe.

“Të nderuar Oligarke nëqoftëse e doni sado pak Shqiperine, pavarësisht dhimbjes qe mund te ndjeni për momentin, mos jepni asnjë kacidhe, se jam i sigurte me këtë shtet PPP-sh, do i merni po me PPP pas disa muajsh 4 fish me shume, ashtu sikurse iu shpërnda dividenti dhe ne te gjithë do jemi 4 here me te varfer…”.

Kujtojmë se nga tërmeti në Shqipëri deri më tani janë 47 viktima, e shumë të lënduar në spital. Ndërsa nuk kanë munguar ndihmat e shumta nga të gjitha trefat shqipfolëse./ Insajderi.com