Reshjet e shiut përmbytin çadrat e të mbijetuarve nga tërmeti

Reshjet e shiut përmbytin çadrat e të mbijetuarve nga tërmeti

Në qytetin e Laçit kanë nisur reshjet e dendura të shiut. Kjo ka krijuar mjaft probleme edhe te çadrat e banorëve të prekur nga tërmeti.

Mësohet se si pasojë e reshjeve uji ka depërtuar në çadrat ku janë akomoduar të prekurit nga tërmeti.

Banorëve po ju lagen rrobat dhe dyshekët, pasi uji është përhapur në të gjithë hapësirën e çadrave.