Princi dhe princesha serbe kundër investimeve në hidrocentrale në Shtërpcë

Princi Filip dhe princesha Danica Karagjorgjeviq kanë porositur se në periudhën e kaluar në Ballkan procesi i shkatërrimit të rrjedhës së lumenjve dhe ndërtimi i hidrocentraleve ka marrë përmasa katastrofale dhe njëkohësisht kanë apeluar te organet kompetente ta ndërpresin ndërtimin e mini hidrocentraleve në Brezovicë, transmeton portali në gjuhën serbe Kosovo-online.com.

Princi dhe princesha serbe kundër investimeve në hidrocentrale në Shtërpcë

“Lajme e fundit që po i marrim nga Malet e Sharrit flasin se në Parkun Kombëtar po ndërtohen mini hidrocentralet dhe se po shkatërrohet një prej maleve më të bukura të Ballkanit”, ka “shprehur brengosjen” në Facebook qifti mbretëror serb Karagjorgjeviq.

Ata janë të ”brengosur” se punët të cilët po i shkatërrojnë burimet, lumenjtë e vegjël dhe lumin Lepenc kërcënojnë që ky ambient të shëndërrohet në një vend në të cilin ndodh katastrofë ekologjike.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se mbijetesa e popullatës autentike serbe në këtë pjesë të Kosovës, pas konfliktit të vitit 1999 është realizuar me viktima të shumta dhe dashuri të madhe ndaj atdheut”, kanë pretenduar princi serb Filip dhe princesha Danica Karagjorgjeviq.

Ata theksojnë se duke marrë parasysh vështirësinë e situatës së serbëve lokalë, tashmë pesë vjet atyre po iu ofrojnë ndihmë shqiptarët të cilët jetojnë në atë rrethinë, dhe se vet ky fakt është motivi shtesë dhe mesazhi që të ruhet jetesa e përbashkët dhe vlerat e përbashkëta.

“Është e domosdoshme që autoritetet lokale të Shtërpcës, institucionet kompetente të Kosovës dhe autoritetet e Republikës së Serbisë, pa u vonuar t’i ndërpresin punët dhe shkatërrimin e njërit prej maleve më të bukura të Ballkanit”, kanë porositur princi Filip dhe princesha Danica Karagjorgjeviq./Insajderi.com.