Lipjanasit kanë mbledhur të holla dhe ndihma të tjera për të prekur nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.
Në rast solidarizimi me gjendjen aktuale në Shqipëri, Grupi “HOPE” organizoi në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan grumbullimin e të hollave, veshmbathjeve e ushqimit, meqë rast me zemërgjerësinë e bashkëqytetarëve lipjanas brenda gjashtë orësh arritëm të mbledhim shumën prej 1012,5 euro dhe një sërë pakosh ushqimore e veshmbathjesh”, thuhet në njoftimin e Hope Lipjan, shkruan Insajderi.
“Shpërndarja e ndihmave bëhet nesër në Shqipëri! Falënderime për të gjithë ata që kontribuon”.