Pasojat e tërmetit, OKB dërgon dy ekspertë në Shqipëri

Pasojat e tërmetit, OKB dërgon dy ekspertë në Shqipëri

Dy ekspertë të OKB që merren me vlerësimin e katastrofave dhe koordinimin e punës për kapërcimin e pasojave, janë dërguar në Shqipëri për t’i ardhur në ndihmë qeverisë, një ditë pas tërmetit.

Njoftimin e dha zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric në një konferencë për shtyp në selinë e OKB në Nju Jork. Zyra e OKB që merret me vlerësimin dhe koordinimin në raste katastrofash, ndihmon vendet në fazën e parë të krizave që shkaktohen nga tërmete, uragane, përmbytje apo gjendje të tjera kritike.

Duke i përcjellë ngushëllimet e OKB familjarëve të viktimave, Dujarric tha se ishin të gatshëm t’i dërgonin ndihma të mëtejshme qeverisë shqiptare. Një ditë më parë ai pati siguruar se Organizata e Kombeve të Bashkuara është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore në Shqipëri.