Nën rrënoja edhe dy vajza që punonin si balerina në hotel

Nën rrënoja edhe dy vajza që punonin si balerina në hotel

Pak pas mesnate, grupet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur dy trupat e fundit të pajetë nga rrënojat e dy ndërtesave të shembura në Durrës, atë të Ilir Lalës në vilën 4 katëshe në Kënetë të Durrësit, aty ku tragjedia goditi më fort me vdekjen e 8 anëtarëve të një familjeje dhe të Xhuljeta Gjonajt në pallatin tek “2 Gjelat” po në qytetin bregdetar.

Po pavarësisht se të gjithë trupat janë nxjerrë lidhur edhe nga dëshmitë e njerëzve e familjarëve, të cilët nuk raportojnë më për njerëz të humbur pika e vetme, ku po vijojnë kërkimet, janë rrënojat e hotel Mira Mare, ku dyshohet se ka ende persona nën to.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministria e Mbrojtjes. Në gërmadhat e kësaj ndërtese u nxor i pajetë pasditen e djeshme 41-vjeçari, Sotiraq Misha, por dyshimet janë se nën rrënojat e këtij hoteli janë edhe dy vajza të tjera që punonin si balerina.

Fillimisht grupi i kërkim-shpëtimit tek hotel Mira Mare i ndërpreu punime, por një grup kroatësh bënë kërkime fundit me qen nuhatës dhe mesa duket sinjali nga qentë është dhënë se nën rrënoja ka ende persona, kështu kërkimet do të vijojnë më tej.