Në territorin shqiptar nuk kanë të ndalur tërmetet. Edhe ky mëngjes u zgjua me lëkundje të forta që sipas parashikimeve ishte i shkallës 3.9 rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 33 km nga Tirana dhe 18 km nga Mamurrasi.
Tërmeti është ndjerë edhe në studion e lajmeve të Ora News, ku po raportohej LIVE për situatën në Durrës.
Deri tani numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 49, ndërsa mbi 750 janë lënduar.