Sot do t’i jepet lamtumira e fundit gjashtë anëtarëve të familjes Cara të cilët humbën jetën nga tërmeti i së martës në Thumanë.
Ceremonia mortore do të mbahet në ora 13:00 në Thumanë.
Nga familja Cara humbën jetën Almiri 26 vjeçar, Erisa 25 vjeçare, Hasani 18 vjeçar, Fatmira 53 vjeçare, Sadajana 21 vjeçare dhe Anthi 72 vjeç.