Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka njoftuar se me kërkesë të Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Tramuës dhe Torturës një ekip prej shtatë anëtarësh nesër do t’i bashkëngjitet një ekipi të ARCT-së për t’i dal në ndihmë të mbijetuarve nga tërmeti në Shqipëri.
“QKRMT njofton të gjithë qytetarët e Shqipërisë të zhvendosur për shkak të tërmetit dhe që momentalisht janë me vendndodhje në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës, se ofrojmë shërbimet specialistike psikologjike dhe mjekësore për njerëzit në nevojë”, thuhet në njoftim.
Momentalisht në Kosovë ka ardhur një numër i madh banorë të prekur nga tërmeti që ndodhi të martën në Shqipëri.
Ndërsa deri më tani raportohet se 750 persona janë lënduar nga ky tërmet. /Insjderi.com