Sali Koraqi është 29-vjeçari që humbi jetën gjatë një aksident trafiku natën e mbrëmshme në fshatin Seqishtë i komunës së Hanit të Elezit.
Sipas njoftimi të policisë thuhet se Koraqi nuk iu kishte përshtatur kushteve të shpejtësisë me ç’rast kishte humbur kontrollin nga timoni i veturës dhe kishte dal nga rruga.
“Në një aksident trafiku, të ndodhur rreth orës 23:40 minuta, në fshatin Seqishtë , ka humbur jetën një person. Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. 29 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pëson lëndime të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë “në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë”.
Po ashtu policia ka njoftuar se “me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit”. /Insajderi.com